Sot janë vënë në pranga 7 persona dhe një është ende në kerkim nga policia e Tiranës. Bëhet fjalë për 7 zyrtarë të të Drejtorisë së Transportit Rrugor dhe një mjek familje, të cilët akuzohen për falsifikim të dokumenteve për veshjen e makinave me xhama të zinj.
Sipas bisedave të zbardhura në dosjen e prokurorisë mësohet se të arrestuarit kanë bashkëpunuar me njëri tjetrin për të marrë rryshfete nga një shtetase e cila kërkoi të rinovonte kolaudimin e makinës, duke i errësuar xhamat e makinës së saj më shumë nga se e lejon ligji.
E gjithë skema korruptive nis me 16 nëntor të 2021, ku agjentja e sigurimeve pranë kompanisë INSIG Yllka Graceni i ka premtuar se përmes njohjeve të saj do e bënte gjithcka të rregullt me letra dhe se ajo nuk do kishte asnjë problem me policinë.
Kallëzuesi ka paguar disa shuma parash për autorizime nga zyrtarët e Drejtorisë së Transportit me të cilët kishte komunikuar agjentja e sigurimeve.
Artan Murati është një nga të arrestuarit e sotëm pasi akuzohet se ka lëshuar një raport të rremë shëndetësor që do i shërbente shoferes për të marrë dokumentet e makinës.
Sipas dosjes së prokurorisë Yllka Pronja i kërkoi shtetases të flisnin nga afër dhe jo me telefon në mënyrë që automjetit të saj ti vendoseshin xhama më të errët nga se e lejon ligji.
Gjatë bisedës së bërë Yllka i thotë se nuk mund të bënte kolaudimin e mjetit në Tiranë por e kishte të mundur në Durrës pasi atje kishte një mik të sajin që do e ndihmonte me dokumentacionin.
Gruaja ka paguar 10 mijë lekë të reja për ti mbaruar kolaudimin, dhe në fund të bisedës kanë folur në telefon me shtetasin Qamil Domi i cili kishte përfunduar raportin mjekësor të marrë në Kamëz, të firmosur dhe vulosur nga mjeku i familjes Artan Murati.
Urdhër arrestet e lëshuara:
– Yllka Graceni (Pronja), dyshohet se ka konsumuar vepren penale “Ushtrim i ndikimit te paligjshem ndaj personave qe ushtrojne funksione publike” te parashikuar nga neni 245/2 te K Penal.
– Redi Allmeta dyshohet se ka konsumuar vepren penale “Ushtrim i ndikimit te paligjshem ndaj personave qe ushtrojne funksione publike” te parashikuar nga neni 245/2 te K Penal.
– Erges Zaka dyshohet se ka konsumuar vepren penale “Fallsifikim i dokumentave” i kryer ne bashkëpunim te parashikuar nga neni 186/2 te K Penal.
– Artan Frroku pasi dyshohet se ka konsumuar vepren penale “Ushtrim i ndikimit te paligjshem ndaj personave qe ushtrojne funksione publike” te parashikuar nga neni 245/1 te K Penal.
– Qamil Domi dyshohet se ka konsumuar vepren penale “Ushtrim i ndikimit te paligjshem ndaj personave qe ushtrojne funksione publike” te parashikuar nga neni 245/2 te K Penal dhe “Falsifikim I dokumenteve shendetesore”te kryer ne bashkepunim parashikuar nga neni 188/1 e 25 I K.Penal .
– Artan Murati me detyre mjeku familjes tek qendra shendetesore Kamez pasi dyshohet se ka konsumuar vepren penale “Fallsifikim I dokumentave shendetesore nga personi qe ka per detyre te leshoje dokumentin” te kryer ne bashkepunim parashikuar nga neni 188/2 e 25 te K Penal.
– Zef Ndoca me detyre specialist Drejtorise Rajonale te Sherbimit te Transportit Rrugor Durres me shtetësi dhe kombësi Shqiptare pasi dyshohet se ka konsumuar vepren penale “Shperdorim i detyres” te parashikuar nga neni 248 te K Penal.
Një nga takimet
A-Bashkepunetori B- Qamili C- Yllka Graceni D- Tani
A-Sna le zoti pa miq po t kisha ardh të kisha ,mbaru punë edhe me ty.
B-Po m direkt ja ta mar në telefon ja po iki një sekondë për Bathore t iki ta mar takohena në bathore e ta jap , është në Bathore o vlla .
A-A në bathore takohemi diku nga Kaza o burr.
B-Te Kaza Italia
A-Hë
B-Po m po po është muhabeti se në orën katër del ajo dhe nuk e di a arrij.
A-Ora katër , ora katër pa pesë.
B-Ok
A-Fol me të dhe më thuj ,po ashtu po e lëmë për masdreke.
B-Po jo m jo po shkoj ta mor e ta bij unë te Kaza Italia mos e vrit menjen.
A-Ok hajde te Kaza Italia po të pres aty.
B-Ok hajde
A-Hajde,hajde ulu
B-Jo m se ska gjë se ….. , amon sa lekë të shkoi o vlla.
A-Njëqindë mijë lekë.
B-Po po e shof unë që ta dish ti unë …..i pata kërku me gjithë gjithë pagesën që….. pata bo unë personalisht .
A-Atij…..
B-Ë
A-Atij atje
B-Po për ty
A-Ej ,ajo që qe dje qe më e mirë kje me kshu.
B-Asnjë lidhje ska mos e rruj trapin ,për një vit mbas një viti nuk funksionon më.
A-Qa ke shkrujt ktu
B-Emri dhe mbiemri jot.
A-Po jo
B-Po emri jot është o burr
A-Si është o vlla emri im , Oltjan unë e kam ______ o vlla ta kam çu kartën.
B-Oltion është kjo, ________ e ke ______ se Oltion është e ktij ja për një vit mos e vrit mendjen e ke në rregull.
A-Po jo m shok se s lexo _________, Oltjan.
B-Ar e ka bo
A-Po jo m burr e ke bo gabim s rekomando me emrin.
B-Po mbiemri?
A-______unë ta kam çu kartën m burr mos ja fut pordhës , shife si lexo ktu në leje të qarkullimit, kur t ma shofi njeri s është e vërtetë kjo.
B-Po mbiemri.
A-Mbiemri në rregull ______ hajt.
B-Mbaji një minutë Shënim:Bisedon në telefon, o shpirto merre në telefon po ja paska bo me të dy emrat Oltjon m burr mbiemrin ja paska bo në rregull i paska bo të dy emrat Oltjon mbiemrin ja ka bo në rregull po emrin ja ka bo Oltjon, merre në telefon më kthe përgjigje.Ja e kam kartën ktu jam ka çu
A-Po çoje o vlla është krejt e kollajt, po është Oltjon o vlla jo.
B-Po pra i ka ngatërru të dyja ndoshta ja ta shofim ja të shoh ça do të thoje, se ja kam çu iher kartën tate edhe kartën e ktij.
A-E fshi ktu dhe e bën.
B-E bëjmë të re o burr,të bëjë të re o burr e fshi hajde hajde, po prit të shof nëqoftëse ashtu.
A-Ajo smë pin uj kërkund ti e shef vetë se ai të thotë ktu e ke përshëmbull.
B-Po tashi e kuptoj unë se se kuptoj e.
A-_______ me një l.
B-Po sonte se bën më ai veç kur ta bëj nesër i bie për të hënën.
A-Po thuji.
B-Nesër është e shtunë drejtori e ka pushim veç nëqoftëse e bën nëqoftëse është drejtori aty kthe përgjigje tashi direkt.Si thu e kishte mor për poshtë …..ka dy ditë ….. te koalidimi se unë kam bo me mijra makina kam katër vjet që i bëj.
A-Ë , po pse
B-Jan krejt ….. , o bo nomi o burr krejt jan prej me ik nga puna aty,krejt krejt krejt.
A-Leje t ja boj i foto.
B-Po çke se do bëjm tjetër po na iku kjo rruga na shkoi dom.
A-Po jo m ndoshta ja ndrysho kush mbiemrin a e kupton.
B-Do e mbash gjithmonë në makinë ktë.
A-Po pra
(E.D/faxweb.al)
…
/faxweb
