Skip to content

Përplasja Berisha-Basha, Spiropali: Babai i lajthitur dhe i biri dështak, t’u vënë shqelmin të dy të marrëve

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali ka reaguar lidhur me zhvillimet në PD, dhe përplasjet Basha-Berisha.

Përmes një postimi në Facebook, Spiropali shkruan se se PD ka një shans që të shkëputet nga lideri dhe ish-lideri i saj, ndërsa e ka cilësuar Berishën si “babai i lajthitur” dhe Bashën si “biri dështak”.

“Partia Demokratike ka shansin historik të shpëtojë përgjithnjë nga Sali Nongrata, por Lulzim Basha nuk ka asnjë shans praktik që ta shpëtojë veten duke shqelmuar Saliun.

Luli me Saliun jane bir e babë, bashkëfajtorë dhe bashkëpërfitues. Ata jane e shkuara nga e cila Shqipëria ka shpëtuar dhe tani edhe PD ka mundësinë të shpëtoje, duke u vënë shqelmin të dy të marrëve, babës së lajthitur dhe birit dështak”, shkruan Spiropali.