Qeveria ka shtyrë edhe me dy vite të tjera afatin e përdorimit të bonove të privatizimit.
Vlefshmëria e tyre ishte deri ne fund te vitit 2021, por për shkak se ato përdoren për legalizimin e objekteve pa leje, një proces që ende nuk ka përfunduar, qeveria zgjati afatin deri ne fund te 2023.
Sipas te dhënave edhe nga Banka e Shqipërisë aktualisht rezulton se janë ne qarkull 35. 5 miliardë leke bono privatizimi.
Nga kjo shume vetëm 7.2 miliard leke janë përdorur ne tre vitet e fundit nga qytetaret ne skemën qe aplikohet per certifikimin e banesave pa leje. Është kjo arsyeja pse qeveria ka vendosur te shtyje me tej afatin, me qellim qe te mos cenoje procesin e legalizimit te ndërtimeve pa leje.
Pas viteve 90 me privatizimin e shume ndërmarrjeve shtetërore, u ndanë ne total 72 miliardë lekë bono, ku gati 50% e tyre janë ende në qarkullim.
