Policia italiane në Fermos ka vënë në pranga një shqiptar, pasi është kapur me kokainë.
Sipas mediave italiane raportojnë se shqiptari i arrestuar është me inicialet X.K, rreth 30 vjeç. Ai është arrestuar mbrëmjen e kaluar teksa po udhëtonte me makinë e tij tip ”Fiat Panda”.
Gjatë kontrollit të mjetit, policia gjeti rreth 400 gram kokainë të pastër, e cila nëse do hidhej në tregun me pakicë do kushtetonte 100 mijë euro.
Ndërkohë behët me dije se shqiptari është dërguar në paraburgimin në Ascoli.



