Erion Braçe ka ironizuar Ilir Metën, pas deklaratës së këtij të fundit për rritjen e borxhit publik.
Në një postim në rrjetet sociale, Braçe ka ironizuar Metën për shqetësimet e këtij të fundit, pasi thotë se “dora shkon atje ku dhemb leku”.
“DORA SHKON ATJE KU DHEMB LEKU! NE DORE TE KETYRE LEKU LETER, ULERET”, shkruan Braçe në postimin e tij.
Kujtojmë se ditën e sotme në Gjykatën Kushtetuese po shqyrtohet çështja për shkarkimin e Ilir Metës. Seanca pritet të rifillojë në orën 17:30 pas një pushimi prej 2 orësh të kërkuar nga gjyqtarët.
