Ministria e Shëndetësisë ka publikuar shifrat e infektimeve dhe rasteve te vdekjeve nga Covid, në 24 orët e fundit.
Sipas Ministrisë, janë kryer 5,404 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 1,533 qytetarë. Fatkeqësisht kanë humbur jetën shtatë persona.
Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 5,404 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 1,533 qytetarë, në këto bashki:598 në Tiranë, 87 në Fier, 76 në Vlorë, 66 në Shkodër, 64 në Durrës, 54 në Elbasan, 53 në Gjirokastër, 45 në Lushnje,39 në Sarandë, 37 në Berat, 29 në Krujë, 27 në Pogradec, 24 në Patos, Kuçovë, 21 në Lezhë, 19 në Kavajë, Cërrik, 16 në Kamëz, Tepelenë, 14 në Dimal, 13 në Vorë, Gramsh, 12 në Kukës, 11 në Divjakë, Korçë, Skrapar, 10 në Memaliaj, 8 në Mirditë, 7 në Malësi Madhe, Pukë, Tropojë, Kurbin, Rroskovec, 6 në Vau i Dejës, Mallakastër, Delvinë, Poliçan, Peqin, 5 në Fushë Arrëz, Shijak, Selenicë, 4 në Dibër, Prrenjas, , Himarë, Libohove, Përmet, Kolonjë, 3 në Devoll, 2 në Dropull, Maliq, Has, 1 Mat, Finiq, Belsh.
Janë 18,068 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.
Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 134 pacientë, nga të cilët 19 janë në gjendje më të rënduar. Në 24 orët e fundit me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor ka shtatë humbje jete me SARS-COV2 pozitiv: Pesë qytetarë nga Tirana 64-85 vjeç, një qytetar nga Vlora 67 vjeç, një qytetar nga Kucova 68 vjeç.Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve.
Janë shëruar 2,215 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 238,655 që nga fillimi i epidemisë.
Statistika (01 Shkurt 2022)Raste të reja ditore 1,533Të shëruar në 24 orë 2,215Të shtruar në spitale 134Humbje jete në 24 orë 7Testime ditore 5,404
Testime totale 1,671,351Raste pozitive 260,076Raste të shëruara 238,655Raste Aktive 18,068Humbje jete 3,353
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:Tiranë 8,041Shkodër 1,617Fier 1,712Vlorë 1,316Elbasan 1,140Gjirokastër 1020Berat 755Korçë 714Lezhë 699Durrës 597Kukës 309Dibër 148
