Pas një seance maratonë, Gjykata Kushtetuese ka vendosur që të shtyjë seancën për shkarkimin e presidentit Ilir Meta. Seanca e radhës është shtyrë të enjten në orën 10:00.

Ka qenë Klotilda Bushka ajo që ka kërkuar që të shtyhej seanca për të enjten, kërkesë që më pas është pranuar nga anëtarët e Gjykatës Kushtetuese.

Gjykata Kushtetuese mbajti sot seancën plenare për shqyrtimin e vendimit të Kuvendit për shkarkimin e presidentit të Republikës, Ilir Meta.

Mbledhja e trupës gjykuese nisi që në orën 10:00, ndërsa në të nuk ishte i pranishëm Ilir Meta, i cili zgjodhi të përfaqësohet nga këshilltari i tij juridik, Bledar Dervishaj.

Në seancën e sotme ishin të pranishëm edhe kryetari i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla dhe kryetarja e Komisionit të Ligjeve, Klotilda Bushka.

Gjatë seancës, gjykata rrëzoi edhe një kërkesë paraprake të bërë nga përfaqësuesit e Presidentit për përjashtimin e gjykimit të disa gjyqtarëve.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko