Analisti Agim Krasniqi gjatë një lidhje në Skype për “Fax News” ka folur për vizitën e Escobar dhe Lajçak në Kosovë.
Krasniqit shpreson se pas rekomandimeve të SHBA-së dhe BE-së, Kosova dhe Serbia të arrijnë një marrëveshje për të qetësuar situatën në Ballkan.
“Vizita e dy zyrtarëve Escobar dhe Lajçak thanë se do të rruhet sovraniteti i shtetit të Kosovës, krijimi i asesacionit mund të realizohet për çështje të përcaktuara që janë ligjore.
Zgjedhjet në Serbi a do të ndryshojnë situata në lidhje me dialogun Kosovë – Serbi? “Vizita e dy zyrtarëve Escobar dhe Lajçak nuk dhanë deklaratë që do të ndikojë në zgjedhjet. Nuk do të ketë ndryshime në qasjen e Serbisë ndaj Kosovës, shpresojmë që ne të mbështetur nga SHBA dhe nën asistencën e BE mund të arrijmë deri në një marrëveshje vendeve tona.
Nuk mund ta quaj presion por SHBA kërkon stabilitet në rajonin e Ballkanit për shkak të lëvizjeve të shumta. Marrëveshja mes Kosovës dhe Serbisë përfundimisht do ta qetësonte situatën në Ballkan. Ky nuk është presion por kërkohet të fillohet me dialogun, në pjesën e dytë të këtij viti do të kemi një dialog dypalësh për të ardhur në një marrëveshje të shumëpritur nga të gjithë.
Deklarata e Kurtit – Janë në funksion të ruajtjes së sovranitetit elektoral të Kosovës sepse pretendimet serbe në asosacioni kërkojnë të kenë një vijueshmëri territoriale brenda shtetit të Kosovës. Shteti i Kosovës nuk do ta lejojë në asnjë formë një gjë të tillë, ne duhet të konsultohemi me ndërkombëtarët se territoret shqiptare siç janë lugina e Preshevës duhet të kërkojmë që ne ti kthejmë territoret tona nën shtetin serb”, tha Krasniqi.
në Facebook, klikoni Join Group
…
/faxweb
