Skip to content

“11 vite rresht vuajtëm” Nga errësira në dritë, si ndryshoi jeta e nënës me dy vajzat jetime

“Babin e shikoj shpesh në ëndërr”

Këto ishin fjalët e një vajze të vogël, e mbetur pa të atin. Jetonte me të motrën dhe nënën, Valentinën, në kushte jashtëzakonisht të vështira.

Shtëpia e tyre dukej si një ngrehinë që në këmbë qëndronte duke lënguar. Këtu nuk kishte asnjë shpresë, por vetëm vuajtje. Nëna e dy vajzave, me lotët që nuk i pushonin, tregonte se nuk kishin asnjë të ardhur, përpos një 79 mijë lekëshi të vjetër, që shërbente për qiranë e për pak ushqim.