Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku ka folur sot për herë të parë për rastin e të moshuarës 66 vjeçare, Liljana Sema e cila u gjet e vdekur në banesën e saj në Fier. Sipas raportimeve, vdekja i kishte ardhur nga i ftohti si pasojë e mungesës së energjisë elektrike.
Në reagimin e bërë, Balluku tha se PD po mundohej ta politizonte çështjen dhe se energjia elektrike të moshuarës i ishte ndërprerë që në vitin 2020 dhe jo së fundmi. Ndërsa tha se sa i përket vdekjes së 66 vjeçares, duhet të rëndonte në ndërgjegjien e djemve të saj për shkak të kushteve në të cilat ajo ndodhej.
Ministrja e Energjisë dhe Infrastrukturës, Belinda Balluku: Po përsëris edhe njëherë që ju të hiqni vëmendjen nga bravat dhe foltoret etj I keni bërë njerëzit copë për t’u mbuluar por nuk mbuloheni kollaj. Zonja ishte e fasilituar nga OSHE për një shume të mbartur prej kohësh prej 1200 lekësh. Nuk përmenda djemtë e askujt sepse e dinë vetë ata, do ta kenë në ndërgjegjien e tyre siç kam unë prindërit e mi. Ndërkohë, e dashur është mirë të kuptosh edhe procedurat e daljes së një VKM-je. Nuk bëhet fjalë vetëm për OSHE-në por për shërbime të tëra.
