Alban Daci, anëtar i Këshillit Kombëtar të PD-së, gjatë një lidhje në Skype për “Fax News” ka folur për vendimin e Gjykatës Kushtetuese për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta.
Daci gjatë fjalës së tij, thekson se Ilir Meta shfaqi një protagonizëm më të shtuar në zgjedhjet e 25 prillit por kurrsesi nuk ka shkelu rëndë Kushtetutën, ashtu siç mendon mazhoranca qeverisëse.
“Parlamenti ishte jo kushtetues dhe jo legjitim për shkak të zëvendësimeve që iu bënë pas djegien e mandateve. Vullnet i hekurt i mazhorancës për të shkarkuar Presidentin Meta i cili pretendon se nuk ka argumenta.
Unë mendoj se Presidenti Meta në një situatë jo normale politike që ishte Shqipëria, ai ka pasur protagonizëm më shumë se normalja e presidentëve të dikurshëm të republikës së Shqipërisë. Mund të kemi ndonjë tejkalim të kompetencave por jo të shkeljes së rëndë të Kushtetutës që mund të shkarkohet. Mandati i presidencës pothuajse ka përfunduar, ndaj Meta më shumë është përgatitur për një gjë të tillë. Kryeministri kërkon të përforcojë pozitat e tij duke limituar sadopak kompetencat që janë simbolikë e presidentit të republikës. Unë shikoj një atmosferë që është pothuajse një skenar i përgatitur për një shkarkim të sigurt të Presidentit Meta dhe ai po bën një betejë mjaft serioze në aspektin juridik duke premtuar se do ti përgjigjet 72 pyetjeve të bërë nga Gjykata Kushtetuese.
Rezultati i këtij Gjykimi nga Kushtetuesja mund të krijonte një precedent negativ ose pozitiv. Pozitiv nëse Meta nuk do të shkarkohej sepse atëherë nëse do të shkarkohet për qëndrimet e tij, atëherë duhet të pranojmë që ne të kemi një President i heshtur. Nëse ndodh shkarkimi një president i ri do ta bënte simbolik dhe formal. Për herë të parë Gjykata Kushtetuese do të shkarkonte një president dhe nuk do t’i bënte nder në aspektin institucional. Meta do të motivohej më shumë në aspektin politik.
Të kalojë në krye të LSI-së? “Ai është kryetari i shtetit dhe simbolizon unitetin kombëtar dhe është kreu i diplomacisë. Në këtë këndvështrim ai është i detyruar që ta bëjë betejën e tij juridike deri në fund nën cilësinë e presidentit, kurse dualizmi i dytë është ajo që Meta mezi pret të lirohet nga detyra e Presidentit dhe të vazhdojë karrierën e tij politike. Unë momentalisht e shikoj si kreu i shtetit që përpiqet të mbrojë institucionet“, tha Daci.
në Facebook, klikoni Join Group
…
/faxweb
