Gazetarja, Alama Janka ka qenë e ftuar mbrëmjen e sotme në studion e emsionit “Të Vaksinuarit” nga Aulon Kalaja në Fax News ku ka folur lidhur me zgjedhjet e pjesshme lokale në 6 bashki të vendit.
Janka tha se këto zgjedhje vinin në momentin më të mirë për mazhorancën duke parë sesa e përçarë ishte opozita. Ndërsa ndër të tjera, ajo bëri edhe një lloj parashikimi me anë të një survejimi në rrjetet sociale ku kishte vënë re se për bashkinë e Shkodrës ishte më e preferuar kandidatja e PS.
“Unë nuk besoj se Shkodrën e fiton kandidati Bardh Spahia sepse nga komentet që po shihja, ishte shumë e preferuar zonja Agoni, kandidate e PS. Këto zgjedhje janë në momentin më të mirë për mazhorancën duke parë sesi PD është e përçarë në dy pjesë. “Shtëpinë e Lirisë” e shikoj si alternativë për të maksimalizuar votat.
Partitë e vogla nuk besoj se do luajnë ndonjë rol të madh. Kujtoj se Duka tha se mënjanohej në këtë pjesë sepse nuk kishin gjetur marrëveshje për një kandidat të përbashkët”– u shpreh Janka.
në Facebook, klikoni Join Group
…
/faxweb
