Drejtuesi i televizionit të parë privat në Shqipëri, Basir Çollaku i ftuar në studion e emisionit “Të Vaksinuarit” në Fax News:
6 marsi nuk është një datë rastësore. Përjashtuar Peshkopinë dhe Rrogozhinën që kanë shkaqe natyrale, 4 bashkitë e tjera kanë problemeve të drejtuesve lokalë për shkak të problemeve me drejtësinë. PS-në e mbyti pashe e pushtetit dhe arrogance nuk i lejoi të përzgjidhnin njerëz që nuk i kishin problemet me drejtësinë.
Në Durrës pas largimit të sforcuar të Dakos, pas dorëheqjes së bërë nga Sako më parë me porosi nga lart. Durrësi është provë cilësore për këto zgjedhje. Kemi portin e Durrësit për të cilin kemi shumë akuza për afera dhe pastrim parash. Në dijeninë time ka pasur denoncime në SPAK dhe aty ka pasur përplasje.
Edhe 250 kandidatë po të vësh, Rama do angazhohet maksimalisht të fitojë Durrësin sepse kryetari i partisë mund t’ju lehtësojë shumë punë për pjesën e aferës në portin e Durrësit që pritet të ndërtohet nga arabët.
SHBA-të pasi i njohin zgjedhjet, i kërkojnë SPAK-ut t’i hetojë. Ka pasur qindra kallëzime dhe prova për shkeljet në zgjedhje, nuk ka thirrur as 2 njerëz për këto çështje. Në Shkodër unë besoj se Bardh Spahia do jetë fituesi.
në Facebook, klikoni Join Group
…
/faxweb
