Skip to content

PD nxjerr videon: Rama ka mashtruar për legalizimet. Të hetohet projekti korruptiv te “5 maji”

Partia Demokratike ka publikuar sot një video të kryeministrit Edi Rama, ku në 2013-ën zotohej se para qytetarëve se do ta drejtonte vetë personalisht procesin e legalizimeve.

Në videon e publikuar nga PD shfaqen edhe përgjimet e kreut të Kadastrës Artan Lame një vit më parë ku deklaron zvarritjen e procesit të legalizimeve.

Sipas PD-së, Rama i ka mashtruar shqiptarët para çdo palë zgjedhjesh se do t’u legalizonte shtëpitë dhe sot i nxjerr në mes të katër rrugëve qindra qytetarë të Tiranës duke u çuar dëm mundin dhe sakrificën e një jete.

“Edi Rama i ka mashtruar shqiptarët para çdo palë zgjedhjesh se do t’u legalizonte shtëpitë. U ka marrë votat e më pas u ka vënë rruspat për projekte korruptive si ai i 5 majit, ku një prej ndërtuesve është trafikant droge, për të cilin Partia Demokratike ka kallëzuar penalisht Erjon Veliajn.

Sot Edi Rama po i nxjerr në mes të katër rrugëve qindra qytetarë të Tiranës duke u çuar dëm mundin dhe sakrificën e një jete.

Edi Ramës nuk i bëhet vonë për shqiptarët. Edi Rama është i korruptuar. Qeveria e tij është e korruptuar. Me këta në krye, Shqipëria nuk mund të ketë zhvillim. Shqiptarët duhet ta braktisin të shkuarën dhe të korruptuarit!”, thekson PD.