Skip to content

Aeroporti i Kukësit, Balluku: Dje kemi marrë konfirmim nga NATO për sigurinë teknike

Janë ulur gjatë ditës së sotme 4 avionë të WizzAir në aerportin e Kukësit.

Të pranishëm në uljen e avionit të parë kanë qenë kryeministri Edi Rama dhe disa prej ministrave të kabinetit të tij, ndërkohë që fjalën e rastit e ka mbajtur Belinda Balluku.

Sipas saj aeroporti i Kukësit është certifikuar dje dhe nga NATO, duke treguar se ai plotëson të gjitha kushtet e sigurisë.

“Një element i rëndësishëm të zhvillimit të aviacionit. Ky është një aeroport rajonal që mbulon nevojat e shqiptarëve të Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut.

Dje kemi marrë një konfirmim nga NATO për këtë aeroport, është pjesë e certifikuar e logjistikës së NATO-s, kjo tregon se ky aeroport plotëson të gjitha kërkesat e sigurisë teknike”, tha Balluku.

“Kompania WizzAir ul avionët e saj në aeroportin ndërkombëtar “Flatrat e Veriut”, për të nisur në maj operimin e pandërprerë, me 4 destinacionet e para drejt Austrisë, Gjermanisë dhe Zvicrës, fillimisht nga dy herë në javë.  Punë dhe durim”, njoftoi Rama më herët.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb