Një tjetër ngjarje e rëndë ka ndodhur në një burg të Francës. Sipas raportimeve mësohet se 24-vjeçari Donald Dishmeta është vetëvrarë në rrethana ende misterioze.
I riu ishte përfshirë në një sherr në burgun ku po vuante dënimin rreth 10 ditë para se të ndërmerrte aktin ekstrem.
Më pas ai ishte izoluar nga autoritetet franceze. Pikërisht në qelinë e izolimit ai ka vrarë veten.
Trupi i 24-vjeçarit do të mbërrijë sot në atdhe, ndërsa familjarët pritet të kërkojnë një kryerje të autopsisë edhe këtu.

në Facebook, klikoni Join Group
…
/faxweb
