Skip to content

Ish-gjenerali amerikan këshillon Bidenin të ndërpresë mbështetjen për organizatën terroriste YPG/PKK-në

Ben Hodges, një ish-komandant i forcave amerikane në Evropë, këshilloi presidentin e SHBA-së, Joe Biden të enjten që t’i japë fund ndihmës për organizatën terroriste YPG/PKK.

Duke folur në një diskutim virtual me kolegun e lartë të Institutit Hudson, Michael Doran, Hodges e quajti mbështetjen e SHBA-së për organizatën terroriste në Siri “irrituese” për Turqinë.

Ai i kërkoi gjithashtu Bidenit të vizitojë Erdoğan-in në Ankara brenda tre muajve të ardhshëm.

Mbështetja e SHBA-së për YPG/PKK-në ka qenë një nga mosmarrëveshjet kryesore midis dy vendeve pasi Washingtoni mbështeti organizatën terroriste në luftën kundër DEASH-it në vitin 2015.

Pavarësisht shqetësimeve të sigurisë së Ankarasë, SHBA-ja nuk e ka ndërprerë mbështetjen e saj që atëherë.

Presidenti Erdoğan ka kundërshtuar prej kohësh mbështetjen e SHBA-së për organizatën terroriste YPG/PKK për qëllimin e supozuar të luftimit të DEASH-it, duke thënë se përdorimi i një organizate terroriste për të luftuar një tjetër nuk ka kuptim.