Skip to content

Harta e re gjyqësore, flet Naureda Llagami: Ne do të rishikojmë propozimet

Kryetarja e KLGJ-së, Naureda Llagami ka deklaruar ditën e sotme se propozimet në lidhje me hartën e re gjyqësore do të rishikohen.

Nga Korça pas një takimi me grupet e interesit kryetarja e KLGJ Naurda Llagami foli për shqetësimet në lidhje me hartën e re gjyqësore. Ajo theksoi se sot është vënë në dijeni që dhoma e avokatisë ka paraqitur një propozim konkret pranë KLGJ dhe ministrisë së Drejtësi duke shtuar se propozimet do të rishihen.

“Këto takime janë pjesë e konsultimit. Ne pa përfunduar këto takime nuk mund ta përfundojmë procesin e miratimit të hartës së re gjyqësore. Është një proces që impakton shumë gjykata. Këshilli është i ndjeshëm ndaj deklaratave të bërë në këto takime nga grupet e interesit.

Kundërshtimet që na janë parashtruar. Sot u vura në dijeni që dhoma e avokatisë ka shkuar në një propozim konkret për KLGJ dhe ministrinë e Drejtësisë. Unë e mirëpres këtë propozim. Ne mund ta shohim produktin në një këndvështrim tjetër. Ne mund të rishohim propozimet”, deklaroi ajo.

(E.H/Faxweb.al)

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb