Policia e Cërrikut ka bërë të mundur parandalimin e një konflikti mes dy vëllezërve që mund të kishte pasoja fatale.
Sipas policisë bëhet me dije se në pranga ka përfunduar Taulant Hoxha, 38 vjeç, i cili në momentin që ka mbritur Policia ka hedhur nga dritarja e banesës armën e zjarrit.
Ndërhyrja e policisë erdhi pas marrjes së një telefonatë se në fshatin Shtëpanj, po ndodh një konflikt mes 2 vëllezërve, ku një prej tyre kishte armë zjarri dhe mund ta përdorte.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan një armë zjarri tip automatik, dy krëhra, 200 fishekë si dhe një dorezë metalike.



