Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri ka mbërritur në ambientet e burgut “313” në kryeqytet.
Ai është vendosur në godinën nr.2, pas vendimit të Gjykatës së Posaçme të Apelit, duke e dënuar atë me 5 vite burg për shpërdorim detyre, por për shkak të gjykimit të shkurtuar, ai u dënua përfundimisht me 3 vite e 4 muaj.
