Skip to content

“Më mirë të jesh i tradhtuar, tradhtarin kushdo e përdor, por askush s’e do”, kujt i drejtohet Meta?

Ilir Meta ka publikuar një video në rrjetet sociale nga një intervistë e tij e pak ditëve më parë, ku shprehej se kurrë nuk do tí tradhtonte përkrahësit e tij dhe shqiptarët.

Meta shton se më mirë të jesh i tradhtuar sesa tradhtar, pasi këtë të fundit e përdor kushdo, por asnjë nuk e do.

“Koherenca ime ka qenë absolute për demokracinë, pluralizmin, për integrimin europian dhe për mbrojtjen e Kushtetutës, që nuk mund të ndryshohet asnjëherë pa referendum.

Unë gjithmonë i kam shërbyer këtyre kolonave shumë të rëndësishme, që kanë të bëjnë më interesin e të gjithë qytetarëve shqiptarë.

Koherenca ime ka qenë absolute dhe jam shumë krenar për këtë”, shkruan Meta krahas videos.