Skip to content

Marok: 5-vjeçari jashtë pusit mes thirrjeve“Allahu Akbar”

Nxirret pas ditësh nga 32 metra thellësi fëmija që tronditi botën

Rayan, 5-vjeçari nga Maroku që i mbajti frymën botës, u nxorr nga pusi në të cilin ra që nga e enjtja, duke përfunduar 32 metra në thellësi.

Ishte një operacion shpëtimi që u ndoq dhe nga mediat më prestigjoze ndërkombëtare. Ekipet e shpëtimit gërmuan gjithë ditën dhe në fund ia dolën ta nxjerrin nga aty ku vështirë të nxirrej.

Për momentin nuk dihet shëndeti i të miturit.

Ajo që mund të shihej ishin ekipet e shpëtimit që dolën nga tuneli i hapur apostafat duke mbajtur 5-vjeçarin me barelë.

Tekbiri(thirrja) “Allahu Akbar”(Zoti është më i madhi), ushtonte fort nga ata që po përjetonin fort emocionalisht shpëtimin e të voglit.