“Tu thuash njerëzve të vdesin, t’i marrin jetën vetes, t’u thuash se më mirë nuk do të bëhen… ata janë monstra”
Kështu thonë një nënë, me lot në sy. Djali i saj i dha fund jetës. Në kushte të rënduara psikike, i riu kishte hyrë në një uebsajt, një platformë online ku diskutohej si dhe inkurajohej vetëvrasja.
“Kam këshilluar më shumë se 1 mijë vetë që kanë dashur të vrasin veten”-tregon me ‘trimëri’ një ndër përdoruesit e platformës online.
Kethrin fajëson pikërisht daljen në sipërfaqe të këtyre platformave online, për vetëflijimin e të birit.
“Nëse im bir nuk do të kishte gjetur atë faqe, mbase do të kishim më shumë mundësi për të luftuar… mbase im bir do të ishte ende gjallë”
I riu i dha fund jetës në vitin 2020 dhe në letrën e fundit që la për nënën, ndër të tjera shkruante një mesazh për autoritetet.
“Ju lutem bëni ç’është e mundur që të mbyllni këtë uebsajt për hir të të tjerëve… ju lutem kujdesuni për mamin”
“Më ka marrë malli për tim bir… kur lexoj letrën, dëgjoj zërin e tij teksa më flet. Edhe sa jetë do të ikin, përpara se dikush të bëjë diçka”-thotë me lot në sy kjo nënë.
BBC hulumtoi mbi ekzistencën e këtyre forumeve të rrezikshme që kanë dalë në internet dhe gjeti pikërisht atë që po përdoret ndjeshëm në Angli.
BBC nuk dha emrin e këtij forumi, për të mbajtur larg saj kureshtarët… e veç “këshillimit” për mënyrat sesi t’I japësh fund jetës, shumë njerëz, shumë të rinj, lënë mesazhet e tyre të fundit. Madje ka nga ata që kërkojnë dhe partnerë në vetëflijim. Të paktën 21 vetëflijime janë të lidhur me këtë forum specific.
