Skip to content

“Dikur mbaja edhe familjen, sot as veten jo”, tregtarët e bagëtive në Shkodër: Nuk blen askush, njerëzit nuk kanë punë

Tregu i bagëtive në Stom-Golem të Bashkisë Shkodër po përballet me një ‘krizë’. Tregtarët thonë se janë rritur çmimet dhe ka rënie të fuqisë blerëse.

Sipas tyre, puna nuk përballohet, teksa ka rënë ekonomia dhe 2022 duket një vit më i vështirë. Një gjë e tillë pranohet edhe nga veterineri i këtij tregu.

“Nuk ka punë, dyqanin e kam bosh. Unë i shes shumë më pak nga zakonisht dhe prapë nuk fitoj asgjë. Nuk i blen askush, njerëzit nuk kanë punë. Nuk punohet me këto taksa dhe çmime që kanë shkuar në stratosferë. Dhe ne na bie vetëm të rrijmë në dyqan kot, më mirë rrimë në shtëpi. Ka rënë ekonomia se dikur mbaja familjen dhe fisin ndërsa sot nuk mbaj dot as veten”– u shpreh njëri prej tregtarëve.

Tregu në Stom-Golem është i hapur prej disa vitesh, por numri i tregtarëve ka nisur të bie vit pas viti, si shkak i krizës ekonomike.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb