Skip to content

Kanë makina luksi, por pagat minimale

830 punonjës që rezultojnë të punësuar në sektorin privat, paguhen me pagë mininale, por paralelelisht ata posedojnë edhe një automjet luksi.

 

Këta punonjës I korrespondojnë 570 biznese të verifikuara nga njësia anti-informalitet, admimistratorët e të cilëve kanë gjithashtu një automjet luksoz.

 

Këto janë disa indicie që insitucionet të nisin verifikim të hollësishëm edhe me pasuritë e individëve dhe tatimpagues për evazionin që kryhet në tregun e pagave.

 

Njësia I ka konsideruar këta tatimpagues me rrisk. Që do të thotë ata do ti nënshtroihen verifikimeve të mëtejshme. Këtu ne duhet të  jemi shumë të kujdesshëm pasi do të analizojmë mirë kriteret e rriskut, do marim informacion edhe nga zyra kadastrale si për individët, jetesa e të cilëve nuk përputhet me pagën e deklaruar ashtu edhe për bizneset-deklaroi  zv/ministrja e Financave Vasilika Vjero deklaroi në E-ZONE .

 

Tatimet kontaktuan 10 mijë biznese me synim korrigjimin e pagave, për punonjësit, por 65 % e tyre nuk reaguan pozitivisht kësaj thirrje.

 

Ndaj brenda këtij muaji nisin kontrollet në zyrat e tatimpaguesve.