Ndodhej në dritaren e apartamentit të saj. Po shihte disa fëmijë që luanin në një pellg të madh i cili kishte ngrirë. Papritur, akulli thyhet, e në ujë bien të tre fëmijët, dy vajza 4 e 6 vjeçe dhe një djalë 11 vjeçar.
Gruaja e pa momentin. Nuk e mendoi gjatë dhe u nis me vrap për të shpëtuar fëmijët.
“Përpara se ta kuptoja, kisha dalë në rrugë…i thashë vetes, lëviz, shpëto fëmijët”
Gruaja hidhet në ujë dhe arrin të nxjerrë dy prej fëmijëve. Fëmija i tretë, një prej vajzave, po mbytej. Dusti Talavera, mundohet t’i mbajë kokën larg ujit, derisa një vajzë 16 vjeçare, kushërirë e vajzave të mitura, e ndihmon. Adoleshentja i hedh një litar gruas dhe ajo arrin të nxjerrë dhe vajzën.
“Aty nuk kishte asnjë njeri. Isha veçse unë… e dija se ishte detyra ime t’i shpëtoja”-tregoi gruaja.
Pasi fëmijët dalin nga uji, një autoambulancë i dërgon në spital. Vajza e fundit që doli prej ujit, 6 vjeçare, nuk po merrte frymë. Mjekët ndërhynë duke i bërë masazh PCR, e fatmirësisht vajza rikthehet… nis të marrë frymë.
“Bëmë detyrën tonë. Jemi vetë baballarë dhe kemi fëmijë të vegjël. Është e rëndë të shohësh një vajzë 6 vjeçe me fytyrën në ngjyrë blu e që nuk po hapte sytë”-tregoi një prej oficerëve që erdhi në vendin e ngjarjes.
6 vjeçarja u shtrua me urgjencë në spital dhe për disa kohë ndodhej në gjendje të rëndë. Por falë ndërhyrjes së mjekëve, ajo pritet të dalë shpejt nga spitali.
“Ajo që bëri kjo grua ishte e mrekullueshme…”-tregoi oficeri i policisë.
