Skip to content

E rëndë në Tiranë, foshnja e sapolindur gjendet e vdekur brenda një çante

TIRANE– Një foshnjë e sapolindur është gjetur i braktisur dhe pa shenja jete në Tiranë.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në rrugën “Azem Galica”, teksa foshnja është gjetur nga kalimtarët pa shenja jete brenda një çante të zezë.

“Më datë 02.09.2018, rreth orës 07:30, në rrugën “Azem Galica”, në një çantë të zezë, është konstatuar e braktisur dhe pa shënja jete, një foshnje e porsalindur.

Po kryhen veprimet e mëtejshme hetimore dhe proceduriale”- thuhet ne njoftimin e policisë.

(BalkanWeb)