Skip to content

KAS rrëzon ankimimin e PD për shfuqizimin e koalicionit “Shtëpia e Lirisë”

Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve rrëzon ankesën e Partisë Demokratike për të zhbërë koalicionin “Shtëpia e Lirisë” për zgjedhjet e pjesshme lokale në 6 bashkitë e vendit.

 

Në shkresë, PD argumenton se kërkesa që është bërë nga ky koalicion është bërë jashtë afatit ligjor dhe me kodet zgjedhore.

 

Ndërkohë, një tjetër pikë që PD kërkon mosnjohjen e këtij koalicioni është edhe përdorimi i simboleve të saj nga “Komisioni i Përkohshëm i Rithemelimit” të Berishës.

 

“Në këtë datë, asnjë subjekt zgjedhor nuk ka paraqitur kërkesën për regjistrim si koalicion zgjedhor. Në këtë kuptim, kjo kërkesë është bëre jashtë afatit ligjor. Kërkesa dhe marrëveshja përmbajnë referenca te Partia Demokratike e Shqipërisë, në kushtet kur kjo e fundit as nëpërmjet kryetarit të saj apo ndonjë personi tjetër te autorizuar nga ana e tij, nuk shprehur vullnetin për të qenë pjesëmarrëse në këtë koalicion”, argumentoi PD.

Vijon…