Skip to content

Soreca për dënimin e Tahirit: Sinjale të mira nga puna e gjyqtarëve, por presim më shumë

Nga Korça, ambasadori i BE-së në Shqipëri, Luigi Soreca u pyet lidhur me vendimin e Apelit të GJKKO, që dënoi me 3 vite dhe 4 muaj burg ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri.

 

Pavarësisht se refuzoi të jepte një koment të drejtpërdrejt për këtë vendim, diplomati vlerësoi se po shihen disa sinjale të mira nga puna e gjyqtarëve dhe prokurorëve.

 

“Nuk komentoj për procedura në vijimësi apo për çështje specifike, por mund të them se të shikosh disa, megjithatë po të shikohen disa nga vendimet e fundit, të gjykata shihet një pavarësi më e madhe e gjyqësorit dhe ky është lajm i mirë për gjyqësorin. Ne shohim sinjale të mira nga puna e gjyqtarëve dhe prokurorëve, nuk është e mjaftueshme, ne presim më shumë nga të gjithë njerëzit e drejtësisë”, deklaroi Soreca.