Presidenti, Ilir Meta në konferencë për mediat: Do ta kemi të vështirë që të lexojmë dhe tu përgjigjemi të gjitha pyetjeve por nesër në orën 09:00 në faqen zyrtare të presidencës do të jenë të publikuara të gjitha përgjigjiet e 72 pyetjeve. Megjithatë ne sot do ju përgjigjemi disa prej atyre pyetjeve.
Nesër do dorëzojmë padi sepse është shumë e rëndë dhe kriminale që në gjykatën Kushtetuese, Kuvendi i Shqipërisë të dorëzojë pa ja kërkuar askush një provë gjasme të re të falsifikuar. Kjo është një çështje që Dervishaj e sqaroi dhe nuk dua të zgjatem më shumë. Kështu që kalojmë tek pyetja e parë.
A e keni zbatuar detyrimin për të qenë i paanshëm në fushatë zgjedhore?
E gjithë veprimtaria e presidentit të Republikës ka qenë në konform të plotë. Kurrë nuk ka mbështetur asnjë subjekt në zgjedhje dhe ka qenë shumë kritik si ndaj qeverisë ashtu edhe ndaj partive opozitare. Të gjithë i mbajnë mend kritikat e presidentit ndaj opozitës për bojkotin e bërë në zgjedhjet e 2019 dhe djegien e mandatit. Po ashtu edhe nxitja e presidentit për marrëveshjen e 5 qershorit ka qenë e evidentuar publikisht. Madje edhe kërcënimi i bërë ndaj opozitës se nëse opozita nuk do pajtohej në marrëveshjen e 5 qershorit atëherë do të lejonte që të hyhej në zgjedhje me partitë ekzistuese.
në Facebook, klikoni Join Group
…
/faxweb
