Skip to content

Zhvillohen zgjedhjet për Shoqatën Rajonale të futbollit në Shkodër/ Njeri nga kandidatët debat për praninë e medias

Po zhvillohen diten e sotme zgjedhjet per postin e presidentit te Shoqates Rajonale te Futbollit Shkoder.

 

Perfaqesuesit e 20 shoqatave dhe klubeve sportive me te drejte vote do te kene mundesine te zgjedhin njerin prej dy kandidateve qe jane ne gare.

 

Behet fjale pikerisht per presidentin e Vllaznise se femrave Lazer Matija dhe ish- futbollisti, trajneri dhe drejtuesi i Vllaznise Kujtim Shaba.

 

Ky i fundit ka kerkuar nga perfaqesuesit e FSHF qe mbledhja te zhvillohet me pranine e medias, a po ashtu edhe procesi i votimit dhe numerimit, gje  cila nuk eshte marre parasysh.

 

Me organizimin e ri te bere nga Federata Shqiptare e Futbollit per krijimin e mini- federatave ne 8 Rajonet e vendit, keto zgjedhje kane zgjuar interes.

 

Kjo edhe per shkak se ne zgjedhjet e sotme do te dalin emrat e delegateve qe do te votojne ne zgjedhjet e 2 masit per Kreun e FSHF dhe Komitetin Ekzekutiv.

 

 

Ja shoqatat anetare te Shoqates Rajonale te Futbollit Shkoder:

 

1. KF VLLAZNIA

2. KLUBI FUTBOLLIT SHKODRA

3. MURLANI

4. DJELMNIA SHKODRANE

5. JUBAN DANJA

6. AAS

7. ADA

8. TERBUNI

9. VELEÇIKU

10. SCUTARI

11.BASHKIMI

12. SHPRESA

13.LABEAT

14.THE DOOR

15.ARRA E MADHE

16.VLLAZNIMI

17.ATLETIK KLUB

18.ROZAFA

19.SHKODRA 2006

20.DON BOSKO