Skip to content

Ishte i shpallur në kërkim, policia arreston në Qafë Botë “Alizotin”, i dënuar nga gjykata e Tiranës

Ditën e sotme, forcat e policisë kufitare kanë arrestuar në Qafë Botë shtetasin Fation Alizoti i cili ishte i shpallur në kërkim pasi ishte dënuar më herët nga gjykata e Tiranës me 6 muaj burgim. Alizoti nuk e ka pranuar të vuajë këtë dënim dhe si pasojë ditën e sotme ka mbetur i arrestuar për “kundërshtim të vendimit të gjykatës”.

Njoftimi i Plotë:

Qafë Botë

Vijon puna për kapjen dhe ndalimin e shtetasve të shpallur në kërkim.

Kapet 1 shtetas i shpallur në kërkim për veprën penale “Veprime në kundërshtim me vendimin e gjykatës”.

Shërbimet e Stacionit të Policisë Kufitare në Qafë Botë, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë, kapjen dhe ndalimin e shtetasve të shpallur në kërkim, në hyrje të Republikës së Shqipërisë, bënë kapjen e shtetasit në kërkim:

Fation Alizoti, 35 vjeç, banues në Ksamil, Sarandë.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, me vendimin e datës 08.02.2019, e ka dënuar këtë shtetas, me 4 muaj burg, për veprën penale “Veprime në kundërshtim me vendimin e gjykatës”.

Veprimet e mëtejshme procedurale për këtë shtetas janë kryer nga Komisariati i Policisë Nr. 6, Tiranë.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb