Orges Doksu është 38 vjeçari i cili është arrestuar ditën e sotme nga policia e Elbasanit pasi ndaj tij kishte një urdhër arresti për ngjarjen e ndodhur në shtator të vitit të kaluar. Kujtojmë se në mes të qytetit të Pogradecit, policia ndaloi një furgon të dyshimtë dhe gjatë kontrollit, dhjetëra emigrantë u shpërndanë me vrap edhe pse polici në fillim tentoi t’i ndalonte.
Mësohet se Dosku ka qenë ai që po transportonte emigrantët dhe më pas është arratisur në momentin që u pikas nga policia.
Njoftimi i Plotë:
Elbasan
Vijon puna për kapjen dhe ndalimin e shtetasve të shpallur në kërkim.
Kapet 1 shtetas i shpallur në kërkim nga strukturat e DVP Korçë, për veprat penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve” dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”.
Specialistët e Hetimit të Krimit të Komisariatit të Policisë Elbasan, në vijim të punës për kapjen dhe ndalimin e shtetasve të shpallur në kërkim, bënë kapjen e shtetasit në kërkim:
Orges Dosku, 38 vjeç, banues në Elbasan.
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim nga strukturat e DVP Korçë, në kuadër të operacionit policor të koduar “Perimetri”, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Pogradec i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve” dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”, në lidhje me ngjarjen e ndodhur më datë 08.09.2021, në Pogradec, ku shtetasi O. D., pasi ka konstatuar se po ndiqej nga shërbimet policore të DVP Korçë, ka braktisur mjetin tip “Volkswagen”, brenda të cilit u gjetën 12 emigrantë të paligjshëm.
Veprimet e mëtejshme procedurale për këtë shtetas do të kryhen nga Komisariati i Policisë Pogradec.
…
/faxweb
