Më datë 11.06.2019, në Komisariatin e Policisë Kurbin, është paraqitur viktima e veprës penale e mitura me iniciale A.M, sëbashku me prindërit e saj dhe ka bërë kallëzimin penal ndaj shtetasit me iniciale E.Gj, i akuzuar për marrëdhënie seksuale me dhunë, kërcënime për të vazhduar lidhjen me të, si dhe kanosje për të mos frekuentuar shkollën, veprime këto, të kryera nga ana e tij në mënyrë të përsëritur, duke i shkaktuar viktimës së veprës penale gjendje të vazhdueshme dhe të rëndë ankthi e frike për sigurinë vetjake.
Në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Kurbin, u zhvillua gjykimi lidhur me çështjen penale me të pandehur E.GJ, i akuzuar për kryerjen e veprave penale të “Marrëdhënies seksuale ose homoseksuale me dhunë me të mitur të moshës 14 -18 vjeç” dhetë “Përndjekjes”, të parashikuara nga nenet101/1 dhe 121/a/2 të K.Penal.
Gjykata e Rrethit Gjyqësor Kurbin, me vendimin nr. 1330-188 datë 04.12.2020 ka vendosur:
– Deklarimin fajtor të të pandehurit E.Gj për kryerjen e veprës penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me dhunë me të mitur të moshës 14-18 vjeç”, parashikuar nga neni 101/1 i Kodit Penal dhe dënimin e tij me 8 (tetë)vite burgim.
-Deklarimin fajtor të të pandehurit E. Gj, për kryerjen e veprës penale “Përndjekja” parashikuar nga Neni 121/a prg.2 i Kodit dhe dënimin e tij me 3 (tre) vite burgim.
-Bazuar në Nenin 55 të Kodit Penal “Caktimin e dënimit për disa vepra penale”dënimin me 9 (nëntë) vite burgim.
-Në aplikim të nenit 406/1 të K.Pr.Penale, uljen e 1/3 së dënimit dhe përfundimisht i pandehuriE.Gj dënohet me 6 (gjashtë)vite burgim.
Rasti i 2020-tës në Tiranë:
Me datë 15.07.2020, mbi kallëzimin e bërë nga viktimae veprës penale, policia e Tiranës bëri të mundur arrestimin e shtetasit me iniciale K.GJ, i akuzuar për ngacmim seksual ndaj të miturës me iniciale D.D, gjatë kohës që ajo ka qënë e vetme nëambientet e biznesit të familjes së saj.
Në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë, u zhvillua gjykimi lidhur me çështjen penale me të pandehur K.GJ, iakuzuar për kryerjen e veprës penale të “Ngacmim seksual kundër fëmijëve”, e parashikuar nga neni 108/a/2 i K.Penal.
Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, me vendimin nr. 1326 datë 07.05.2021 ka vendosur:
-Deklarimin fajtor të të pandehurit K.GJ për veprën penale të“Ngacmim seksual kundër fëmijëve”, parashikuar nga neni 108/a/2 i K.Penal, dënimin e tij me 4 (katër) vjet burgim.
-Vuajta e dënimit për të pandehurin K.GJfillon nga dita e arrestimit të tij, dhe pjesa e mbetur e pa vuajtur të kryhet në një burg të sigurisë së zakonshme.
…
/faxweb
