Skip to content

“Kishte interesin për të pasur të vetmen bazë detare në Mesdhe”, ekspert i sigurisë Ergys Muzhaqi flet për konfliktin Rusi – Ukrainë

Ergys Muzhaqi, ekspert i sigurisë kombëtare gjatë një lidhje në Skype për emisionin “Të pathënat” që moderohet nga Arbi Fortuzi ka folur për konfliktin mes Ukrainës dhe Rusisë.

Sipas Muzhaqit, përveç gazit rus është edhe fluksi i emigrantëve është një problem shqetësues që vijnë nga lindja në drejtim të vendeve të europës perëndimore. Muzhaqi thotë se Rusia kishte interesin e pastër për të pasur të vetmen bazë detare në Mesdhe.

“Ukraina dhe Rusia kanë një histori të përbashkët më të gjatë dhe të rëndësishme sesa e ka Ukraina me Europën. Kam një tendencë mos i besoj shumë fasadave por të shoh çfarë fshihet pas , ku cenohen interesat, ku prishen ekuilibrat që më pas aktorët drejtuesit e shteteve përpiqet ti manifestojnë nëpërmjet deklaratave dhe qëndrimeve të ndryshme në rastin që po flasin.

“Një konsumator i rëndësishëm i gazit rus është Gjermania, edhe më parë kur BE ka pas ftohje dhe acarim të dukshëm me Rusinë. Gjermania ishte ajo që konsumonte gazin rus që shpenzonte shuma të mëdha parash për ta blerë. Të tërhiqet nga angazhimet e deritanishme do të thotë që të prishës një sërë marrëveshjes dhe prandaj Gjermania është e vakët në qëndrimet e saj. Në momentin kur këto shërbime po rriten , situata percepton ndryshe. Nuk është vetëm çështja e gazit me Perëndimin, Europën dhe Lindjen e Rusinë në këtë rast. Kemi edhe fluksi emigrator që është një shqetësim i rëndësishëm, nga drejtimi Lindja në Perëndim. Ka disnivel ekonomik të mënyrës së jetesës në të dy kampet . Ky fluks emigrator nga vendet ruse me term të përbashkët drejt vendeve të BE, nuk është mirëpritur. Fluksi i sirianëve por edhe popullatave të tjera që ishin cenuar nga lufta në Siri ngjalli shqetësim të mprehtë dhe u morën masa nga BE për ta përzënë këtë fluks emigrator.

Ukraina në aspektin ekonomik dhe burimeve që ofron është më shumë një nevojë e Rusisë apo perëndimit?
“Këto vendet nuk përbëjnë ndonjë peshë specifike në vetvete. Besoj se Ukraina dhe Bjellorusia në është se vlejnë shumë për resurset e tyre në vetvete sesa pozicionin strategjik që kanë. Ukraina është një nga vendet më të rëndësishme të eksportit të grurit në Europë. Rusia kishte interesin e pastër për të pasur të vetmen bazë detare në Mesdhe dhe kur treni i pranverës arabe tentoi të futej në Siri u përball me akullnajën ruse dhe u desh ndërhyrja me interesa të drejtpërdrejta e Turqisë dhe shkoi drejt një situata më të menaxhueshme që e kemi sot”, përfundoi Muzhaqi.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb