Deputetët e Kuvendit të Shqipërisë, ata socialistë dhe demokratë, anëtarë të komisionit Hetimor për Incereatorët, kanë mbërritur në Incerenatorin e Fierit për të kontrolluar nëse impiani ishte vënë në punë apo jo.
Gjatë mbërritjes atje, është konstatuar, se impianti nuk ishte vënë në punë. Deputetët e PD kanë akuzuar se ishin dhënë plot 28 milionë euro nga buxheti i shtetit dhe se ky lloj impiani ishte ende në proces kolaudimi pa u bërë asnjë punë.
Ndërsa deputeti socialist, Eduard Shalsi ka deklaruar se qëllimii këtij kontrolli, ishte për të parë nëse obejkti ekziston dhe jo për të parë mënyrën e funksionimit, duke argumentuar në komisionin hetimor ishte proklamuar se ky impiant nuk ekzistonte.
Deputet demokrat: Nuk është kjo arsyeja pse ne vijmë këtu, por vijmë këtu se nga të dhënat na është thënë se ky objekt funskionon, por e vërteta është krejt ndryshe, këtu nuk funksionon ky objekt. Ne kemi kërkuar dokumente por nuk na i keni dorëzuar në Kuvend. Dakord ky objekt mund të jetë ndërtuar por ky objekt nuk është vënë në punë, nuk është përpunuar asnjë ton mbetej. Këtu në këtë konratë kanë ngelur 45 milionë euro, të gjitha paratë e tjera janë marrë nga buxheti i shtetit. Thuhet se paratë janë marrë por impianti nuk po bën asnjë punë.
Deputeti Socialist, Eduart Shalsi: Qëllimi i vizitës është të shohim nëse objekti ekziston apo jo. Brenda grupit tuaj parlamentar, thatë se ky objekt nuk ekziston. Ja ku jeni këtu dhe e shihni se objekti ekziston. Ky objekt është me shumë komponentë, disa janë kolauduar, disa të tjerë në proces kolaudimi. E dukshme është se këtu nuk po përpunohen mbetjet. Nga ana tjetër aspekte burokratike, i kemi ne letrat. Jemi shumë të interesuar për të kuptuar proceset nëpërmjet të cilave do kalojnë mjetet. Pra duam të dimë ky opbjekt që grumbullon mbetje, në cfarë procesi është. Jemi të interesuar të dimë sesi do përpunohen mediat.
Ermonela Felaj: A vijnë përditë plehra?
Drejtori: Vijnë rreth 130 tonë mbetje urbane nga bashkia Lushnje, Fier dhe Patos. Pritet që në ditët në vijim të vijmë edhe nga Mallakstra. Pritet që brenda 45 viteve të ardhshme.
Deputetja demokrate, Dhurata Çupi: Ne kemi për tu thënë qytetarëve që këtu kanë abuzuar, janë 28 milionë euro dhe bëjnë zhu8rmë kot këto makineri. Shteti funksionon me letra 3 elementë, proceduarat, abuzimi dhe pronësia si është proceduar këtu. Këtu nuk përpunohet asgjë, impianti duhet6 të fillonte punën në 2019. Këtu nuk ka përpunim mendjes 28 milionë euro është ëre betonin këtu dhe këtë është abuzimi me shtetin, sot jemi në 2022 dhe punimet nuk kanë filluar. Koncensionarti i ka marrë dhe këtu nuk ka në funksion asgjë.
Drejtori: Sasia aktuale e disa bashkive në qarkun Fier , janë 220-250 ton mbetje urbane në ditë dhe kjo është e dokumentuar. Pjesa e impiantit është në fazën e vet të kolaudimit. Kurse mbetjet urbane po depozitohen në zonën e landfilli. Gjithashtu janë të vazhdueshme kontrollet mjedisore
(B.V/Faxweb.al)
…
/faxweb
