Skip to content

Protestë nga deti në Gaza, ushtria izraelite hap zjarr kundër 50 barkave me palestinezë

Ushtria izraelite ka hapur zjarr mbi 50 barka me palestinezë, të cilat po protestonin në një formë detare kundër bllokadës absolute të Gaza-s.

Kjo bllokadë, prej 11 vitesh përfshin edhe detin veç tokës.

Forcat izraelite hapën zjarr ndaj barkave, ku sipas dëshmitarëve okularë pati vetëm të plagosur.

Palestinezët në kufirin e Gazës po protestojnë që nga fundi i marsit të këtij viti, ku si pasojë kanë humbur 170 frymë njerëzore prej plumbave izraelitë.

Bllokada izraelite në një kohë të gjatë ka shkatërruar plotësisht ekonominë, shëndetin dhe infrastrukturën e tyre.

Nga ana tjetër, administrata e Presidentit Trump njoftoi të premten pezullimin e fondeve për Agjencinë e Ndihmës Palestineze në OKB (UNRËA), dhe shtatë ditë më parë Uashingtoni anuloi një ndihmë ndaj palestinezëve në mbi 200 milionë dollarë.