Presidenca ka publikuar listën me ermat e kandidatëve që kërkojnë të jenë pjesë e Gjykatës Kushtetuese.
Institucioni i Presidentit të Republikës, njofton se pas përfundimit të afatit të aplikimit për vendin vakant gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese, “Vakancë e plotë”, e krijuar për shkak të deklarimit të mbarimit të mandatit të anëtarit të Gjykatës Kushtetuese në datën 08.04.2022, të zotit Përparim Kalo, rezulton se kanë shprehur interes dhe kanë aplikuar shtetasit e mëposhtëm:1. Zonja Ardita Buna2. Zonja Arta Marku3. Zonja Arta Vorpsi4. Zoti Besnik Dervishi5. Zonja Elida Take6. Zoti Gent Ibrahimi7. Zonja Juliana Latifaj8. Zoti Maksim Qoku9. Zonja Manjola Xhaxho10. Zoti Sandër Beci
Lista e aplikantëve të mësipërm dhe dokumentacioni për secilin kandidat i përcillen menjëherë Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, për verifikim dhe vlerësimin e tyre në përputhje me kërkesat e Kushtetutës dhe të ligjit.
Institucioni i Presidentit të Republikës, referuar pikës 2 të nenit 7/b, të ligjit nr. 8577/2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese”, të ndryshuar, gjen rastin të kujtojë se, të gjitha institucionet publike që kanë lidhje me sistemin e drejtësisë, organizata të shoqërisë civile me veprimtari në mbrojtjen e të drejtave të njeriut ose të krijuara për mbrojtjen e interesave të përdoruesve të sistemit të drejtësisë, mund të paraqesin opinionet e tyre në lidhje me kandidaturat pranë Këshillit të Emërimeve në Drejtësi.
