Koloneli Dritan Demiraj i ftuar në emisionin “Me Xhaxhiun” në Fax Neës ka folur për konfliktin mes Rusisë dhe Ukrainës.
Demiraj thotë se as Rusisë dhe as NATO-s nuk u intereson të ketë një konflikt mes tyre pasi do të ishte një luftë bërthamore dhe shumë e rrezikshme për të gjithë.
“Një nga shqetësimet e Puninit është qasja e Ukrainës për tu anëtarësuar në NATO dhe Bashkimin Europian. Putini që nga 2004 deri sot ka filluar një fushatë kundër NATO-s, duke bërë një luftë aktive politike. Kapacitetet ushtarake të Ukrainës nuk krahasohen me kapacitete e Rusisë e cila është fuqia e dytë ushtarake në botë, por qasja e NATO-s dhe dhënia e njësive ushtarake do të rriste ndjeshëm sasinë e humbjes së ushtrisë ruse gjatë një pushtimi. Në aspektin e ekuilibrit ushtarak janë të pakrahësueshëm.
Sulmi i mundshëm i NATO-s ndaj Rusisë? Konflikti i NATO-s me Rusinë është i pamundur që të ndodhë pasi con drejt një lufte bërthamore që nuk e do askush. Deklarata e NATO-s nuk ishte me fjalët e duhura pasi gjithë kjo mbështetje politike. Së fundmi kemi takime të liderëve të ndryshëm europiane. Madje edhe Turqia do të përpiqet nëpërmjet Erdoganit pasi ai ka një miqësi të ngushtë me Putin.
Lufta e mundshme hibride, çfarë është? Lufta hibride konsiston në një kompleks mjetesh dhe taktikash të cilat janë aplikuar dhe propaganduar me mjete të fshehta, nëpërmjet spiunazhit, vrasjeve, helmimeve, njësive sekrete, sulmeve kibernetike dhe forcave speciale në mënyrë të fshehtë e aplikojnë në terrenet e interesit. Të gjitha bashkëpunojnë me njëra tjetrën, por lufta hibride së fundmi po aplikohet me shumë sukses”, tha Demiraj.
në Facebook, klikoni Join Group
…
/faxweb
