Skip to content

Maroku shpëton 256 migrantë në Mesdhe dhe Atlantik

20220209 131356

Njësitë marokene të Rojes bregdetare shpëtuan të paktën 256 migrantë të parregullt në Detin Mesdhe dhe Oqeanin Atlantik nga 5-8 shkurt, transmeton Anadolu Agency (AA).

“Në mesin e migrantëve, shumica e të cilëve ishin nga Afrika sub-sahariane, 41 gra ishin dhe 5 fëmijë”, njoftoi agjencia shtetërore marokene e lajmeve MAP.

Atyre iu dha ndihma mjekësore dhe iu dorëzuan forcave të xhandarmërisë për procedura administrative.