Skip to content

Organizata e Bashkëpunimit Islam: Forcat izraelite vranë qëllimisht 3 palestinezët

Organizata e Bashkëpunimit Islam (OBI) ka reaguar për vrasjen e 3 palestinezëve nga forcat izraelite në qytetin Nablus të Bregun Perëndimor nën pushtim.

Në deklaratën e bërë në llogarinë e OBI-t në Twitter thuhet se forcat izraelite vranë “qëllimisht” palestinezët.

“Ky krim i urryer, në të cilin forcat pushtuese izraelite vranë tre të rinj palestinezë, u zhvillua në kontekstin e politikës së saj të vrasjeve të paramenduara dhe ekzekutimeve në terren kundër popullit palestinez”, thuhet më tej.

Në deklaratën që dënon incidentin në Nablus, theksohet se Izraeli ka shkelur qartë të drejtën ndërkombëtare dhe Konventën e Katërt të Gjenevës.

OBI i bën thirrje komunitetit ndërkombëtar, veçanërisht Këshillit të Sigurimit të OKB-së që “të marrë përsipër përgjegjësitë e tij ligjore dhe politike, të bëjë presion ndaj Izraelit që të ndalojë këto krime, të mbajë përgjegjësi për të gjitha shkeljet dhe politikat e tij raciste dhe të sigurojë mbrojtje ndërkombëtare për popullin palestinez”.

– Çfarë kishte ndodhur?

Ministria palestineze e Shëndetësisë njoftoi dje se forcat izraelite hapën zjarr dhe vranë 3 palestinezë në qytetin Nablus që ndodhet në veri të Bregut Perëndimor të pushtuar.

Dëshmitarët okularë duke folur për AA për këtë temë njoftuan se forcat speciale izraelite bastisën lagjen Al-Mahfiye në Nablus me një automjet civil dhe kryen një sulm të armatosur ndaj një automjeti me palestinezë.

Sipas informacioneve të marra nga burime vendase, thuhet se personat e vrarë ishin Ibrahim en-Nablusi, Ethem Mebruk dhe Muhammed ed-Dahl.