Skip to content

Merret vendimi, ja ku do ta vuajë Tahiri dënimin me 3 vite e 4 muaj burg

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve sapo ka vendosur që Ish-Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri, ta kryejë dënimin në IEVP Fier.

Dy ishin opsionet për Tahirin, burgu i Rrogozhinës dhe ai i Fierit, ku është vendosur për këtë të fundit.

Për ish-ministrin e Brendshëm GJKKO la në fuqi vendimin e dënimit me 3 vite e 4 muaj burg. Ai u akuza nga SPAK për trafik të lëndëve narkotike, grup i strukturuar kriminal dhe kryerje e veprave penale nga organizata kriminale.

Ndërkohë Tahiri pret zbardhjen e vendimit të GJKKO-së, për t’iu drejtuar Gjykatës së Lartë me rekurs për të kundërshtuar apelin e posaçëm.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb