Skip to content

‘Nëse PD dhe PS kanë vullnet Reforma Territoriale bëhet për 6 muaj’, Haxhimali: Nuk mund të bëhet pa ndryshime kushtetuese, pse propozojmë 90 njësi dhe 6 rajone

Kreu i Shoqatës së Bashkive Agron Haxhimali, në një intervistë për Fax News ka shprehur pikëpamjet e tij në lidhje me Reformën Territoriale të propozuar nga Partia Demokratike, dhe të lënë disi pas dore në muajt pasues.

Haxhimali tha se në rast se të dyja palët kanë vullnet politik, atëherë kjo Reformë do të mund të realizohej, dhe tiu shërbente shqiptarëve, që në vitet e fundit, veçanërisht në zonat rurale, kanë qenë të distancuar në lidhje me organet e pushtetit vendor.

Eksperti tha se këto ndryshime duhet të bëhen përmes ndërhyrjeve në Kushtetutë, pasi ne kemi ende të sanksionuar konceptin e komunave, kur ato janë zhbërë realisht. Haxhimali propozon një ndarje të re, me një ndarje prej afro 90 njësish, që do të kenë pak a shumë konceptin e komunave.

A duhet të ndërhyjmë në Kushtetutë për ndryshimet në Reformën Territoriale?

Me bindje të plotë them që ka nevojë për tu ndryshuar Kushtetuta që të jetë në përputhje me ligjin për qeverisjen vendore. Në Kushtetutë thuhet se njësitë e qeverisjes vendore janë komunat dhe bashkitë, kjo terminologji nuk përshtatet me ligjin për qeverisjen vendore. Ne nuk mund të lëmë një Kushtetutë që ka emrat e institucioneve që nuk ekzistojnë më.

80-90 njësi në vend të bashkive?

Kjo është një studim që unë e kam bërë prej kohësh, në të gjithë qarqet e Shqipërisëm përveç Gjirokastrës ka nevojë që disa bashki ti zvogëlojmë, disa njësi administrative duhet të bashkohen, dhe të veprojnë njësoj si bashkitë aktuale, këto bashki të reja që unë them janë kryesisht në zona rurale. Janë bashki pa qytete, dhe duhet të merren kryesisht me bujqësinë dhe zhvillimin rural.

Ka një lloj zhbalancimi të foneve që iu jepen bashkive dhe komunave, presioni është më i madh nga qytetarët në zonat urbane, ndaj edhe zyrtarët janë më të prirur të zhvillojnë qendrat urbane, duke lënë pas dore qytetarët që jetojnë në zonat rurale.

Pse kërkoni që të ulni numrin e rajoneve?

Duket se ka një kontraditë, por çështja e rritjes së numrit të qeverisjes vendore, synon rritjen e demokracisë, më shumë shërbime për qytetarët në zonat rurale, pasi e ka larguar ndërveprimin me pushtetin vendor. Por që reforma të jetë e plotë duhet të preki dhe këshillat e qarqeve, pse ka nevojë për këtë rrudhje të Këshillave të Qarqeve.

Ka dy elementë për mua, është shumë e nevojshme që të kemi politika rajonale, ndërveprim mes nivele të qeverisjes, për funksione që nuk i i realizojnë dot nivelet e para të qeverisjes vendore. Është ndërthyrje shumë organike, pasi roli i këshillave të qarqeve nuk ndërhyn në çështjet e njësive të qarqeve.

Ajo që është e rëndësishme është a ka vullnet politik, mes propozimeve të opozitës dhe mazhorancës. A duhet shumë apo duhen pak, kjo është një çështje që mbetet për tu diskutuar, e rëndësishme është që qeverisja qëndrore tiu japë atë pushtet që bazohet mbi kushtetutë. Nëse ne u japim detyra dhe funksione dhe i lëmë njësitë vetëm me 1% të GDP atëherë sxhërbimet nuk do të jenë aty ku duhet.

A keni vullnet për të bërë këto ndryshime?

U  nis me shumë dinamikë propozimi i PD, km Rama e mbështeti dhe qytetarët menduan se do të kishte një zgjidhje, u duk sikur të gjithë palët ishin dakord. Vëmendja me kalimin e muajve u zhbë, kam rezervat e mija se kjo mund të bëhet vetëm për konsum politik. Të dyja palët ja kanë këtë borxh qytetarëve, qoftë PD që e propozoi, qoftë PS që tha se do e mbështeste. Mund ta bëjmë dhe ta konfigurojmë, qoftë për nivelin e parë, qoftë për nivelin e dytë, mjafton që të ekzistojë vullneti politik.

Asnjë reformë nuk i jep frytet e veta dhe është vetëm e mirë, kjo Reformë që u bë ka probleme sa të duash, a po i marrin më mirë shërbimet? A paguajnë më shumë taksa dje, apo paguajnë më shumë taksa sot. Nuk ishte kjo që prisnin për mendimin tim, dhe ky është dhe një konstatim i institucioneve shtetërore, por edhe sa përfaqësuesit e komuniteteve përrreth qytetit e kanë zërin e tyre në këshillet bashkiake, sa janë ata pjesë e lojës? Të gjitha këto tregues më bindin që nuk jemi aty ku duhet. Nuk kemi ulje të shpenzimeve.

A mund të prekin këto Reforma edhe numrat në politikën qëndrore?

Ky vend ka nevojë që të rishohë të gjithë shkallët, ky vend ka nevojë që të shoh më shumë agjensi të pavarura nga pushteti qendror. Janë mbi 1 mijë e 200 institucione, çfarë iu japin mbrapsht qytetarëve në raport me popullsinë që kemi, është koha për tu rikonfiguruar e gjithë arkitektura e shtetit shqiptar.

(E.K/Faxweb.al)

/faxweb