Skip to content

Arrestimi i gjeneralit italian, Berisha: Është mik i Don Agaçio dhuratëmadhit, Antimafia po i afrohet kreut të Meduzës

Ish-kyeministri Sali Berisha ka folur në Kuvend për aksionin e antimafias italiane, ku u vu në pranga dhe Fabrizio Lisi, ky i fundit ish-gjeneral i Policisë së Guardia di Finanzia.

Sipas Berishës, duke iu referuar dhe akuzave të bëra më herët prej tij, ai ka denoncuar lidhjen që Lisi ka pasur me sekretarin e përgjithshëm të kryeministrisë Ëngjëll Agaçi.

Berisha tha se antimafia italiane është duke iu afruar me hetime Edi Ramës.

Lisi ka përfituar një sipërfaqe të madhe toke në Shqipëri, në rrethana që nuk dihen ende.

Ka pretendime se ai dhe Agaçi janë komshinj në Itali, ku sekretari i përgjithshëm i kryeministrisë ka jetuar, para se të thirrej nga Edi Rama.

Berisha:

Së pari kreu i Meduzës nuk ndodhet këtu, sepse don agaçio me gjeneral Lisin ishin si mishi me thoin, kur unë i vura emrin dhuratëmadhi, e kisha fjalën si e lumturoi komshiun e vetë. Unë e falenderoj Antimafian italiane, që po ecën drejt kreut të Meduzës, dhe ai nuk mund të ishte këtu sot në sallë, nuk e mbron askush, antimafia italiane është në veprim. 

Vite më parë e kam shpallur Din Agaçion dhuratë madhi. Sa i takon problemit të Skavicës, ti je fajtori numër 1 së bashku me Edi Ramën, ai projekt është denatyralizimi i Dibrës, dhe ai që më tha mua se jam kundra investimeve amerikane janë gënjeshtra ato, unë jam pro investimeve amerikane, por me një kusht, ato duhet të bëhen me tender të hapur.

/faxweb