Skip to content

“Mos vallë ka ardhur koha për të legalizuar kanabisin”, Rama nga selia e PS-së: Sa bashki do fitoni? Patronazhistët kanë dalë në terren…

Ka përfunduar takimi i Edi Ramës me kryesinë e PS-së.

Pjesë e diskutimit ishte Këshillimi Kombëtar dhe zgjedhjet e pjesshme lokale të 6 marsit ku Edi Rama u shfaq optimist duke thënë se “patronazhistët” kanë nisur punën në terren.

Gjithashtu kreu i qeverisë tha se do të lexohet me kujdes çdo përgjigje e qytetarëve në nismën e Këshillimit Kombëtar ku theksoi se ndoshta ka ardhur koha që të legalizojmë kanabisin mjekësor.

Legalizimi i hashashit? “Këto çështje kemi dilema, në të dyja rrugët që duhet të ndjekim ka argumenta. Fjala vjen duhet apo jo të legalizojmë kanabisin mjekësor. Deri tani kemi ndjekur rrugën e JO-së, por mos vallë do vijë edhe momenti për të ndjekur rrugën e PO-së. Do i dëgjojmë shqiptarët, pa dallim, pa u përçarë”, tha fillimisht Rama.

Zgjedhjet e 6 marsit – “Kemi folur për numrat. Ju e dini që kemi mekanizëm të kolauduar që na jep numrat në territor. Kemi folur për pozicionin tonë në 6 bashkitë. Patronazhistët janë punë e PS. Si të mos nisin punën? Janë njerëz si ju, bëjnë punën në terren. Besoj se do kemi rezultat, shumë pozitiv”, u përgjigj Rama.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb