Skip to content

PD “flakë për flakë” me Berishën: Koha e non grata-ve të shpallura e të pa shpallura ka mbaruar

Partia Demokratike ka reaguar ndaj sulmit të ndërmarrë nga Sali Berisha dhe përkrahësit e tij.

Në një reagim zyrtar, “selia blu” nënvizon se koha e non grata-ve të shpallura e të pa shpallura ka mbaruar.

“Non grata të shpallura dhe të pashpallura kanë dështuar të marrin peng PD-në dhe ta kthejnë atë në mburojë të interesave personale.

Ata janë në hall e halli sa vjen e bëhet më i madh, prandaj çdo ditë lëshojnë mashtrime ordinere.

Ata janë burracakë se nuk patën as guximin të votojnë sot kundër edhe pse e deklaruan me të madhe, por ikën ashtu siç janë munduar të fshihen pas çdo vendimi që i ka kushtuar shumë këtij vendi.

Ata janë pengje të korrupsionit të tyre, shantazhojnë njëri-tjetrin, kapen pas njëri-tjetrit me shpresën se mund ta shtyjnë edhe pak.

Koha e non grata-ve të shpallura e të pa shpallura ka mbaruar. Korrupsionin e tyre nuk e mbulojnë dot pas akuzave ordinere.

Sot çdo shqiptar e ka të qartë: nëse voton Berishën dhe Metën mban Ramën”, nënvizon PD.