Prodhuesi Zef Shtjefni, shprehet i shqetësuar për rritjen e çmimeve të energjisë elektrike pasi sipas tij do të dëmtojë rëndë bizneset në vend.
Në një intervistë për Fax News, Shtjefni tha se ajo që është emergjente për fabrikat është që të mos pengohen në furnizimin e energjisë elektrike pasi sipas tij ligji për vetëfurnizim ka një limit, gjë e cila sipas tij nuk ndodh në asnjë vend europian.
Ai theksoi se një fabrikë shpenzon rreth 35% të kostove të saj vetëm për të paguar energjinë dhe se duhen bërë në mënyrë immediate disa korrigjime ligjore sa i takon prodhimit të saj.
Zef Shtjefni: Kishim një frikë që nuk buron nga asgjë por sepse çmimet u rritën, u katërfishuan, është si tu thuash thyeni qafën bizneseve. Sot Shqipëria nuk është e varur nga bursa, Aq sasi që ti e blen shtrenjtë, aq përqind ma reflekto te fatura, nuk ke pse e shet në bursë duke sakatuar biznesin.
Kemi të drejtë të kërkojmë mbrojtje kur vijnë valë të tilla kalimtare, sepse janë kriza, por nga ana tjetër ne jemi të mbrojtur sepse krahas prodhimit hidro që kemi, shtetërorin, edhe private është rritur me 30% kapacitetet e tij.
Megjithatë kapaciteti prodhues hidro në vend është i kënaqshëm.
-Fatura e energjisë për biznesin shqiptar është më e shtrenjta në rajon, vijon ende kështu? Sa % të shpenzimeve tuaja e kishte pjesa e energjisë elektrike?
Shtjefni: Afro te 30, 35% e kostove. 70 milionë lekë të vjetra në muaj për fabrikë dhe operatorët e tjerë kjo krizë I ka gjetur të papërgatitur dhe po përpiqen të gjejnë zgjidhje.
Ligji ka probleme, ai për vetëfurnizimin te lejon vetëm 500 kw dhe jo më shumë. Është no sense, duhet korrigjuar kjo dobësi ligjore, është bërë nevojë immediate, duhet prodhuar energji elektrike pa limit pse duhet penguar?
Ne kemi të sigurt tregun që e shesim.
Nuk është vështirësi e madhe të përmirësosh një ligj, ta bësh si Europa. Tani nuk pret më, është emergjencë, duhet të mbuloj të gjitha çatitë ose duhet mbyllur firma.
Nëse do rritet çmimi sic është në bursë, shyqyr që po bie shi dhe po mbushen liqenet.
Për të dalë në treg të lirë, kanë njoftuar 2 vjet kohë, ndërsa për cmimet kanë thënë në 21 dhjetor të 2021 që tarifat nuk ndryshohen. Ajo që është emergjente është të mos krijohen vonesa apo pengesa për prodhim energjie elektrike me diell.
(E.D/faxweb.al)
…
/faxweb
