Një i ri shqiptar është kapur në Itali pasi kishte shkuar atje në mënyrë të paligjshme.
26-vjeçari, emri i të cilit ende nuk bëhet i ditur dyshohet se është autori i disa vjedhjeve në Lombardi.
Ai ishte deportuar për në Shqipëri në vitin 2016, por që kishte rihyrë sërish në Itali.
Kështu ditën e djeshme i riu është ndaluar gjatë një postblloku të policisë.
Më pas, gjatë një kontrolli në banesën e tij autoritetet gjetën 4 mijë euro dhe shumë objekte me vlerë si, ora, piktura të vjetra, argjend dhe byzylykë ari. Disa prej objekteve të gjetura rezultonin se ishin vjedhur nga një apartament në provincën e Bergamos.
Por ajo që habiti mediat italiane ishte fakti se shqiptari pavarësisht se kishte hyrë i paligjshëm në Itali frekuentonte palestrën, universitetin dhe klubet sociale. Ai gjithashtu mburrej me Masterin dhe specializimin që kishte bërë në universitetin Bocconi të Milanos për politika ekonomike.
BalkanWeb
