Skip to content

VIDEO/ Trupat “Komando” 72 orë stërvitje pa ndërprerje në Pukë

Trupat e batalionit Komando zhvilluan stërvitjen 72 orëshe pa ndërprerje në Bicaj të Pukës.

 

Komandot testuan kapacitetet operacionale dhe praktikuan teknika të reja me ski dhe veprime të tjera në prapavijën e kundërshtarit.

 

Efektivët sfiduan motin ekstrem dhe terrenin malor duke vënë në provë dhe aftësitë për të mbijetuar në rrethana të tilla.