Skip to content

Familja nga Idlibi e cila humbi 3 fëmijë në sulm kërkon që YPG/PKK të mbajë përgjegjësi

Familja Ulvan nga Idlibi i Sirisë e cila humbi 3 fëmijët e saj për shkak të sulmit me raketa nga organizata terroriste YPG/PKK në Afrin, kërkon që terroristët të mbajnë përgjegjësi.

Familja Ulvan, e cila la shtëpitë e tyre pas sulmeve të intensifikuara nga regjimi i Asadit në lagjen Maarratunuman të Idlibit 3 vjet më parë, u strehua në Afrin, i cili u pastrua nga terrorizmi me operacionin “Dega e Ullirit”. Në sulmin e kryer me raketë në vendbanimet në Afrin nga rajoni i Tel Rifat, ku YPG/PKK ende është e pranishme, më 20 janar ishte shënjestër edhe shtëpia e familjes Ulvan.
logo
logo
×
BOTA

Familja Ulvan nga Idlibi i Sirisë e cila humbi 3 fëmijët e saj për shkak të sulmit me raketa nga organizata terroriste YPG/PKK në Afrin, kërkon që terroristët të mbajnë përgjegjësi
Ömer Koparan, Ethem Emre Özcan |
11.02.2022

Afrin

Raketa që goditi shtëpinë shkaktoi vdekjen e 3 fëmijëve të pafajshëm që luanin në oborr ndërsa 3 familjarë të plagosur janë transferuar për mjekim në Turqi.

Si pasojë e sulmit, janë shkaktuar dëme të mëdha në shtëpinë e familjes, e cila po luftonte për mbijetesë. Familja e pikëlluar që vajton për vdekjen e fëmijëve të tyre, kërkon që terroristët që derdhën gjakun në vend të japin llogari.

– “Na vdiqën 3 fëmijët”

Gazetarët e Anadolu Agency (AA) u takuan me familjen nga Idlibi, e cila ishte viktimë e sulmit terrorist të pabesë në Afrin. Mustafa Ulvan, duke përshkruar ato momente të vështira kur ishte dëshmitar i sulmit të YPG/PKK-së tha: “Ne kemi 3 vite që jetojmë në Afrin. Falë Zotit nuk pamë asgjë deri në ditën e sulmit. Sulmi ndodhi pasditen e 20 janarit”.

“Teksa isha duke u falur me djalin tim, papritmas dëgjuam një zhurmë. Ne vrapuam (në oborr) dhe erdhëm këtu, fëmijët ishin në tokë. Kudo kishte pluhur. Vajza ime 8-vjeçare vdiq në vend. Na vdiqën 3 fëmijët, një prej të cilëve ishte nipi im. Aktualisht njëra nga vajzat e mia është e plagosur. Ajo është trajtuar në Turqi”, tha Mustafa Ulvan.

Duke theksuar se shtëpia e tyre u kthye në gërmadhë, Ulvan tha: “Ne u larguam nga Idlibi për shkak të regjimit. Ndërsa këtu me sulmin e YPG-së fëmijët tanë dhe shtëpia jonë u zhdukën. Kjo është një zonë e sigurt, pse po e bëjnë këtë? E vetmja dëshirë nga Zoti është që ata që na bënë ta përjetojmë këtë të japin llogari”.
– “Shpresoj që një sulm i tillë të mos ndodhë më”

11-vjeçari Selam Unvan, i cili u plagos nga sulmi në krahun e djathtë dhe këmbët tha: “Gjatë sulmit sytë m’u mbushën me pluhur dhe ndjeva se po fluturoja. Nuk e dëgjova zërin e sulmit. Vëllai im erdhi dhe më mori. Fillimisht më dërguan në spital dhe më pas në Turqi”.

Ai tha se pas trajtimit në Turqi u kthye në Afrin por se kishte shumë frikë nga sulmi. “Shpresoj që një sulm i tillë të mos ndodhë më dhe familja ime të mos dëmtohet”, u shpreh Selam.

Të paktën 4 civilë u vranë dhe 10 tjerë u plagosën kur organizata terroriste YPG/PKK më 20 janar sulmoi me një raketë vendbanimet në Afrin nga rajoni Tel Rifat.